26 Shtator, 2020

Mozzik dhe Loredana sërish bashkë? Reperët i bëjnë lëmsh të gjithë, kapen mat duke …


Fundi i martesës së Mozzik dhe Loredanës pak kohë pasi erdhi në jetë vajza e tyre Hana u komentua mjaft në media.

Pas ndarjes, Mozzik u shpreh se nuk do kishte më kurrë kthim pas mes tyre por që ruanin raport të mirë për hir të vajzës.

Por së fundmi, çifti i kanë bërë të gjithë lëmsh me veprimet e tyre.

Loredana ndjek ish-bashkëshortin e saj në rrjetin social Tik-Tok, gjë që u pikas nga fansat.

Nuk mjaftoi ky zbulim, po tashmë një videove e dy reperëve në një qendër tregtare është bërë virale.

Videon s’dihet ende kur është realizuar, por ata shihen me maska në fytyrë duke treguar që i përket periudhës së pandemisë.

Mozzik herë pas herë ka udhëtuar drej Zvicrës, ku reperja jeton për tu takuar me Hanën.

Nuk dihet nëse ish-çifti qëndrojnë bashkë për hir të vajzës apo kemi në rikthim mes tyre.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al