24 Dhjetor, 2018

Motrat binjake kanë të njëjtin të dashur, befasojnë me kërkesën live: Duam të martohemi me të, por… (VIDEO+FOTO)


Motrat e quajtura ‘binjakët më identikë në botë’ që prej vitesh ndajnë të njëjtin të dashur kanë zbuluar tashme se duan të zyrtarizojnë lidhjen e tyre në martesë. Pra të martohen me të njëjtin burrë, por ka një problem. Ligji. Sipas ligjit, kjo nuk lejohet.

Anna dhe Lucy DeCinque, 33 vjeçe nga Australia janë në raport me Ben Byrne që nga viti 2012, por tani duan të hedhin tjetër hap, të martohen. Por, sipas ligjit australian, poligamia nuk është e lejuar.

Problemin e ndanë edhe me një video live. “Ne ndajmë një problem unik. Duam të martohemi me të njëjtin burrë”, thonë ato, duke e ndare videon ne “Instragram”.

“Nëse mund të ndryshojmë ligjin dhe qeverinë, do të donim të martoheshim me Benin. Kjo është dashuri, jemi të gjithë të rritur, dhe duam të martohemi me të njëjtin burrë”, tha njëra nga binjaket.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al