25 Shtator, 2020

“Motra ime tentoi të më shiste si prostitutë”- Këngëtarja me famë botërore bën rrëfimin e rëndë: Më drogoi dhe …


 

Mariah Carey bëri një rrëfim të sinqertë rreth traumave të fëmijërisë që ka kaluar.

Këngëtarja me famë botërore foli hapur për jetën e saj personale duke pretenduar se motra e saj tentoi ta shiste tek një tutor prostitutash.

Kur isha 12-vjeçe motra ime më drogoi me valium, më dha kokainë dhe u përpoq të më shiste tek një tutor prostitutash,”- rrëfeu 50-vjeçarja në librin e saj të ri  “The Meaning of Mariah Carey”.

Teksa foli për marrëdhënien me motrën dhe vëllain më të madh, Morgan, ajo u shpreh: “Ne madje as nuk e njohim vërtet njëri-tjetrin. Unë u ndjeva si një e huaj në familjen time.”

Fituesja e Grammy pranoi se e motra dhe vëllai e kanë ‘sulmuar’ atë verbalisht për vite me radhë.

“Ne u rritëm me përvojën e të jetuarit me një baba me ngjyrë dhe nënë të bardhë. Për pjesën më të madhe të kohës unë jetoja me nënën time, ata mendonin se ishte e lehtë por në fakt nuk ishte kështu,”- tregoi ajo.

Ndërsa shtoi: “Gjithmonë kanë menduar se jeta ime ishte e lehtë dhe kërkonin të bëheshin të pasur shpejt.”

Nëna e dy binjakëve, Moroccan dhe Monroe, 9 vjeç, tha se marrëdhënia me nënën e saj vazhdon të jetë e tensionuar.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al