13 Shkurt, 2018

Motra e futbollistit shqiptar vjen me foto sensuale në temperaturat minus: U tortorva, por…


Kanë kaluar 8 vite që kur ajo ishte pjesëmarrëse në “Big Brother 3” dhe u dallua për bukurinë dhe format e saj fizike. Por tani Olta Sheta, motra e futbollist shqiptar, Arjan Sheta është rikthyer me një set fotosh artistike.

Në mes të dëborës në Brezovicë dhe me veshje tejet provokuese, Olta duket se nuk pyet për të ftohtin, duke u shfaqur mjaft sensuale. Ka dashur diçka ndryshe, ndaj ka zgjedhur të zhytet në borë, duke ekspozuar vithet, që duket se janë dhe pika e saj e fortë.

“Kam ndenjur 4 orë aty dhe jam torturuar. Ishte një torturë e vërtetë për ato foto, por mendoj se ia kanë vlejtur”, ka thënë ish-banorja e Big Brother në “Procesi Sportiv”.

PANORAMA PLUS

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al