10 Mars, 2020

Mosha nuk ndal Dolly Parton, këngëtarja në kopertinën e Playboy në 75 vjetorin e lindjes


Dolly Parton mbushi 74 vjeç këtë vit. Por ajo nuk ka ndërmend të ndalet për shkak të moshën e saj.

Këngëtarja ka ndërmend të rikthehet në kopertinën e revistës Playboy.

Ajo pozoi për herë të parë për revistën në moshën 32-vjeçare dhe ka ndërmend të rikthehet për 75 vjetorin e lindjes.

“Nuk kam në plan të dal ne pension. Sapo kam mbushur 74 vjeç dhe planifikoj sërish të dal në kopertinën e revistës Playboy,”– tha Parton për 60 Minutes Australia.

Ndërsa më pas shtoi: “Nuk e di nëse ata dëshirojnë. Nëse do mund të isha sërish në kopertinën e revistës kur të mbush 75-vjeç.”

Mosha padyshim është thjesht një numër për Parton. Këngëtarja nuk ka ndërmend të tërhiqet nga karriera e saj muzikor.

Fituesja e Grammy do nxjerrë një dokumentar mbi jetën e saj më 12 prill të titulluar “Biography: Dolly”.

Dokumentari prekë jetën e saj që nga fëmijëria, që e kaloi në varfëri, deri sot.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al