28 Maj, 2019

Monica Belluci bëhet bionde, 54-vjeçarja shfaqet elegante e sensuale në setin e ri fotografik


Nga një brune, ikona e bukurisë, Monica Belluci ka vendosur që të ndryshojë ngjyrën e flokëve.

Ju nuk mund ta besoni, por 54-vjeçarja është bërë bionde. Aktorja e famshme ka realizuar një set fotografik për revistën “Soon”, ku duket elegante dhe sensuale si gjithmonë.

Por ajo i ka surprizuar të gjithë kur është shfaqur me ndryshimin drastik në look-un e saj. Gjatë karrierës së saj, Monica nuk ka eksperimentuar shumë me ngjyrën e flokëve, ajo ka qëndruar gjithmonë në familjen e ngjyrave të errëta.

Pa dyshim, 54-vjeçarja mbetet e bukur me çdo ngjyrë të flokëve, por zeza duket sikur është vetëm për Monika-n.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al