14 Shtator, 2018

Moderatorja e njohur “sulmon” Rozana Radin: Kur unë shkoj në punë, ajo bën gjumin e bukurisë


Moderatorja e njohur Fiori Dardha ka “sulmuar” kolegen e saj të punës, Rozana Radi.

Në një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në profilin e rrjetit social “Instagram”, ajo u ka kthyer përgjigje pyetjeve që ata i kanë bërë në lidhje me jetën profesionale dhe atë private.

“Cila nga ju të dyja vjen më shpejt në emision dhe është korrekte me orarin e punës, ti apo Rozi?”, ka qenë një pyetje e bërë për Fiorin nga një fans.

Moderatorja nuk ka ngurruar të përgjigjet, duke lënë të kuptohet që është Rozana ajo që vjen me vonesë në punë.

“Duke qenë se nuk kam vetëm prezantuese, por edhe autore e “Boom”, unë shkoj në punë shumë më shpejt se Rozi. Kur shkoj në punë, Rozana Radi është duke bërë gjumin e bukurisë.”- është përgjigjur Fiori.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al