10 Gusht, 2018

Mikesha e ngushtë i vuan nga kanceri, Eni Çobani përlot fansat me gjestin që bën për të


Ajo është një ndër juristet më të njohura shqiptare. Me rubrikën e saj “Shihemi në gjyq”, Eni Çobani ka arritur që të bëhet shumë e dashur për publikun.

Së fundmi Eni i ka prekur të gjithë fansat e saj në “Instagram” pasi ka rrëfyer historinë e mikeshës së saj, e cila prej kohësh vuan nga një sëmundje e rëndë.Në profilin e saj në “Instagram”, Eni ka publikuar një foto ku shfaqet me një shall në kokë, si shenjë sensibilizimi për rastin e mikeshës së saj.

“Sot e fillova ditën me miken time të ngushtë e cila po kalon një sfidë të madhe me jetën të cilën po e sprovon shumë shpirtërisht dhe moralisht. Tek e shikoja më dukej sikur lexoja librin e jetës që nga loja me peta para pallatit dhe deri ditën kur ajo dhe unë u bëmë nëna dhe gra profesioniste. Më dolën lot pas xhamave të syzeve por e kapa dhe e shtrëngova fort dhe i thash ma lidh dhe mua këtë shallin në kokë si ty se dua të jem me ty kudo në të mirë dhe në të keqe dhe kështu të dyja do ta mundin të keqen në trupin tënd. Sot dua t’i lutem veçanërisht Zotit për miken time dhe për gjithë ato gra e burra që duan ta sfidojnë të keqen me forcë dhe vullnet. Se jeta është një dhe atë duhet ta jetojnë të gjithë secili në formën e tij…”, shkruan Eni pranë foto.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al