1 Tetor, 2020

“Melodia më e bukur e jetës”- Kledi Bahiti bëhet baba për herë të parë, zbulohet gjinia e foshnjës


Kompozitori i njohur Kledi Bahiti është bërë baba për herë të parë.

Partnerja e tij, gazetarja Pejana Elezi solli sot në jetë foshnjen.

Lajmi u bë i ditur nga vetë kompozitori në një postim në Instagram.

Ai publikoi një foto të dorës së djalit në maternitet dhe shkroi: “Melodia më e bukur e jetës?”

Ndërsa nuk zbuloi gjininë dhe emrin që ka zgjedhur për bebushin.

Në foto foshnja shihet me kapuë ngjyrë blu, duke lënë të nënkupohet se gjinia e bebit është djalë.

Gjithashtu edhe komenti i këngëtares, Evi Reçi i përforcoi këto dyshime.

“Një artist i ri në qytet!!! Me jetë të gjatë biri!!!!!!!! ❤️”– shkroi ajo.

/Panoramaplus.al

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al