6 Mars, 2020

“Më tha që ishte me menstruacione dhe …”- Nuk e kuptoi që ishte martuar me burrë, ngrihen akuza ndaj imamit dhe “bashkëshortes së tij”. Si u zbulua mashtrimi


Një imam dhe “bashkëshortja e tij”, me të cilën u martua pa e kuptuar se ishte burrë, janë akuzuar se kanë shkelur ligjin anti-gay në Ugandë.

27-vjeçari Sheikh Mohammed Mutumba dhe Richard Tumushabe u liruan me kusht të enjten derisa të dalin në gjyq.

Mutumba, i cili është pezulluar nga detyrat e tij në xhami, pretendoi se zbuloi që 19-vjeçari ishte burrë kur policia arrestoi “gruan” e tij për vjedhje.

Ai pohoi se nuk kishte kryer marrëdhënie seksuale me gruan e tij që nga dasma e tyre, 2 javë para zbulimit, pasi Tumushabe i tha që ishte me menstruacione.

Ata u lanë të lirë më kusht për 200 paund nga gjykata.

Tumushabe, i cili akuzohet për dy vjedhje, pranoi se pretendoi që ishte grua në mënyrë që të martohej me imamin dhe ti vidhte paratë e tij.

Mutumba tha se mendoi që u martua me një grua të quajtur Sëabullah Nabukeera kur u martuan në një ceremoni tradicionale islamike në dhjetor.

Por 2 javë pas dasme Tumushabe u arrestua pasi u kap duke vjedhur televizorin dhe rrobat e një fqinji.

Një police femër kontrolloi trupin e tij duke menduar se ishte grua por zbuloi se në të vërtetë ishte burrë. Mutumba raportohet se është shkatërruar nga ngjarja dhe ka nevojë për këshillim.

Sipas të afërmve të imamit, Mutumba u ankua katër ditë pas dasmës se nusja refuzohej të zhvishej ndërsa flinin.

Edhe zyrtarët e xhamisë thanë se e pezulluan imamin pavarësisht se konfirmuan që ai mendoi se ishte martuar me grua për të ruajtur integritetin e besimit të tyre.

Ai tha që Mutumba kishte punuar në xhami për katër vjet dhe ishte një nga tre imamët e saj.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al