12 Gusht, 2021

Me një video, Eni Koçi tregon para të gjithëve raportin që ka me vjehrrën e saj, nënën e Genc Prelvukaj


Eni Koçi ka treguar mbrëmjen e djeshme raportin e shkëlqyer që ka me vjehrrën, nënën e partnerit të saj, Genc Prelvukaj.

eni koci (5)

Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit një video në llogarinë e saj në Instagram, në të cilën shihet duke darkuar së bashku me të ëmën e Gencit. Krahas videos Koçi shkroi:

Ne të treja e kemi vjehrrën aq të mirë sa nuk dalim dot pa të. Vjehrra më e mirë në botë”.

Kjo nuk është hera e parë që Eni tregon raportin që ka me familjen e partnerit të saj, Gencit. Në muajin mars të këtij viti, ajo publikoi në Instagram një video të vjehrrit, i cili shfaqej duke kënduar mes miqsh me të cilët çifti po drekonte në Berat.

eni koci

Unë e kam vjehrrin më të mirë. M’i qan këto këngë!”, shkroi në atë hohë Koçi.

Këngëtarja ka treguar se me Gencin është njohur gjatë një turneu në Amerikë dhe në atë kohë mendonte se ai ishte shumë mendjemadh.

eni koci (3)

Ndërkohë, Greta, motra e Enit i ka thënë: “Eha, sa e vret mendjen. Sikur do bëjmë krushqi me të”.

eni koci (4) eni koci (2)

eni koci genc prelvukaj (2) eni koci (3) eni koci genc prelvukaj (3) eni koçi genc prelvukaj (11) eni koçi genc prelvukaj (10)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al