2 Tetor, 2020

Me këmbën e ngritur dhe … Enca i bën ofertën fansave: Kush e dëshiron këtë foto, do t’ua dërgoj


Asgjë nuk e ndal Encën të realizojë foto provokuese, madje as këmba e thyer.

Këngëtarja pozoi me njërën këmbë të ngritur lart e ulur në kolltuk dhe u bëri një ofertë ndjekësve të saj.

Teksa ndau imazhin hot në rrjetin social Instagram, ajo u tha fansave se kush e dëshiron foton do t’ua dërgojë.

“Kush e dëshiron këtë fotografi? Unë do ua dërgoj,”– shkroi Enca krahas imazhit.

Këngëtarja theu këmbën rreth dy javë më parë. Ajo ndau me ndjekësit foto ku pozoi me paterica.

Për shkak të thyerjes, këngëtarja iu nënshtrua edhe një operacioni. Në një video, Enca tregoi gjendjen e saj teksa u shpreh: “Kjo video është për të gjithë ju që ndjeheni sikur po kaloni një ditë të keqe. Doja vetëm t’ju thoja dhe t’ju kujtoja që ditët e këqija nuk zgjasin përgjithmonë. Kështu që, edhe kjo si çdo gjë tjetër do kalojë.”

Ndërsa në një tjetër postim tregoi momentet e mira dhe të këqija që ka kaluar kohët e fundit.

enca-4

Unë preferoj që të ndaj vetëm momentet e mia të mira në Instagram, sepse dua që të ndaj vetëm pozitivitet dhe të mbaj mend momentet e bukura, por jeta nuk ka vetëm nga momentet e mira. Kështu që, ndonjëherë mendoj se duhet t’i normalizojmë edhe ditët e këqija. Mendojeni jetën si piano! Ka ditë të bardha dhe të ditë të zeza. Jeta është një piano,”-shkroi ajo.

Në mesin e këtyre momenteve, Enca zbuloi se është dashuruar dhe se ka humbur disa miq jo të vërtetë e po ashtu ka mbetur edhe pa punë si pasojë e pandemisë.

Premiera e filmit, eksperienca e parë e madhe si aktore, turneu i filmit në Evropë, emocione të reja. Më shumë kohë për veten time, miqtë dhe familjen për shkak të pandemisë. Ndërtova një shtëpi muzikore, duke prodhuar vetë muzikë. Publikova një hit të madh. Kalova pushime verore të mrekullueshme. Rashë sërish në dashuri,”- ishin disa nga momentet më të mira për këngëtaren.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al