7 Dhjetor, 2023

“Më drogoi dhe më detyroi të bëj s*ks oral”- Për herë të katërt, reperi i njohur paditet për përdhunimin e një 17-vjeçarje


Reperi i njohur Sean ‘Diddy’ Combs dhe disa nga miqtë e tij janë akuzuar për përthunimin e një 17-vjeçarje, Jane Doe disa vite më parë.

P Diddy paditet nga një grua e katërt me pretendimet se u përdhunua nga reperi dhe dy miq të tij

Në padinë e ngritur, viktima pretendon se 54-vjeçari e çoi atë në studion e tij në New York në vitin 2003 dhe e detyroi atë të konsumonte ‘drogë dhe alkool’.

Më pas, ai dhe dy shokët me radhë e përdhunuan me dhunë adoleshenten, duke e lënë atë në një gjendje shum të rëndë shëndetësore saqë mezi qëndronte në këmbë, sipas DayliMail.

Reth këtyre akuzave ka reaguar menjëherë reperi përmes një postimi në “Twitter”, duke i mohuar ato teksa tha se të gjitha akuzat e bëra ndaj tij kohët e fundit janë nga njerëzit që “kërkojnë para”.

Vajza tashmë 30-vjeçare, i ka mbështetur akuzat e saj me një foto ku shihet e ullur në prehrin e këngëtarit në studion e tij në Manhattan.

Viktima tregon sesi Combs kreu marrëdhënie seksuale me të dhe më pas u ul në karrige për ta parë atë duke u përdhunuar nga shokët e tij.

Qëndroi për 20 vite në heshtje duke mos folur, ndërsa qëndrimi i saj ndryshoi kur ish e dashura e reperit, Cassie paditi Pierre për përdhunim më 16 nëntor, duke pretenduar se ai e kishte abuzuar me të, e kishte droguar dhe e filmonte duke bërë seks me meshkuj ndërsa ata ishin në lidhje me të nga viti 2005 dhe 2019.

Sean Combs and Cassie Settle Lawsuit After Rape Accusations

Së fundmi ai postoi një deklaratë të re në rrejtet sociale, duke reaguar në lidhje me këto lajme nën titullin “Mjaft është mjaft”.

“Për dy javët e fundit kam qëndruar në heshtje dhe kam parë njerëzit që përpiqen të njollosin karakterin tim, të shkatërrojnë reputacionin tim dhe trashëgiminë time. Akuza të neveritshme janë bërë kundër meje nga individë që kërkojnë një pagesë të shpejtë. Më lejoni të jem absolutisht i qartë, nuk kam bërë asnjë nga gjërat e tmerrshme që pretendohen. Unë do të luftoj për emrin tim, familjen time dhe për të vërtetën”, tha ai.

Vajza thotë se ajo u takua me ish-presidentin e “Bad Boy Records” të Combs dhe të pandehurin misterioz në një sallë pritjeje në Detroit ku, sipas padisë, reperi kishte lidhje me “Black Mafia Family”, një trafik droge dhe organizata për pastrim parash.

Sipas të pandehurit misterioz reperi dhe njeriu i tretë dyshohet se e çuan vajzën në një aeroport në Pontiac, Michigan, ku një avion privat po priste për t’i fluturuar në aeroportin Teterboro të New Jersey.

 

Kur artisti i kërkoi viktimës që t’i ulej në prehër për një foto përpara se të tre të pandehurit “të fillonin t’i jepnin 17 vjeçares në atë kohë sasi të bollshme droge dhe alkooli”.

“Me kalimin e natës, 17-vjeçarja Doe bëhej gjithnjë e më e dehur, përfundimisht deri në atë pikë sa nuk mund të kishte pranuar të bënte seks me dikë, aq më pak me tre prej tyre. Sulmi filloi me Combs që e çoi vajzën në një banjë ku dyshohet se i hoqi të brendshmet dhe e përdhunoi mbi lavaman. Doe nuk pranoi të bënte seks me Combs, por ai vazhdoi. Në këtë pikë, Doe nuk ishte e vetëdijshme për shkak të drogës dhe alkoolit që i kishin dhënë. Kujtesa e saj e radhës ishte të shikonte në pasqyrë sipër lavamanit për të zbuluar se sulmuesi i tretë kishte zëvendësuar Combs dhe po e përdhunonte. Combs po shikonte sulmuesin e tretë që sulmonte seksualisht Doe nga një karrige jashtë banjës. Më pas Pierre mori radhën e tij, sipas viktimës, duke e përdhunuar dhe detyruar atë të kryente seks oral. Ajo e ka shumë të kufizuar kujtesën e transportit të saj në shtëpi, dhe kujton vetëm se ishte në makinën e saj herët në mëngjes. Të brendshmet i mungonin”, tha dëshmitari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al