22 Tetor, 2020

“Mbaje dorën time derisa …”- Vrau veten me armë 4 muaj më parë, Lisa Marie Presley kujton djalin e ndjerë në 28 vjetorin e lindjes: Të lutem më prit


Lisa Marie Presley ka kujtuar djalin e saj të ndjerë në atë që do kishte qenë 28 vjetori i tij i lindjes.

Benjamin Keough, djali i Preley dhe muzikantit Danny Keough u nda nga jeta në muajin korrik në moshën 27-vjeçare.

Ai vrau veten me një armë zjarri.

Dhe të mërkurën Lisa Marie Presley publikoi një foto të Keough në rrjetet sociale shoqëruar me një shënim pikëllues.

Në foto, Benjamin mbante në kokë një kapele ditëlindje dhe qëndronte i ulur përpara një torte të zbukuruar me qirinj.

Ndërsa një tullumbace ku shkruhej “Gëzuar Ditëlindjen” qëndronte në sfond.

“Engjëlli im i bukur, e adhurova vendin ku ti shkele, në këtë Tokë dhe tani në Parajsë. Zemra dhe shpirti im janë me ty,”- u shpreh 52-vjeçarja. “Kurrë nuk do jem më e njëjta. Të lutem më prit mua, dashuria ime.”

Më pas në një postim në Tëitter, ajo shkoi: “Mbaje dorën time ndërsa unë vazhdoj të mbroj dhe rris motrat e tua të vogla, si edhe për Riley. E di që edhe ti e dëshiron këtë. Gëzuar ditëlindjen djali im i ëmbël. Ti ishte shumë i mirë për këtë botë.”

Këngëtarja është gjithashtu nënë e aktores 31-vjeçare Riley Keough, si edhe e binjakeve 12-vjeçare Finley Aaron Love Lockwood dhe Harper Vivienne Ann Lockwood.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al