1 Shtator, 2017

Marina Vjollca zyrtarisht në Klan, do të sjell në skenë një format francez


Pasi u fol gjatë për kalimin e Marina Vjollcës në televizionin Klan, duket se ky i fundit më në fund e ka konfirmuar në mënyrën më të qartë përmes një spoti që prezanton sezonin e ri dhe fytyrat e reja që i janë bashkuar ekranit kombëtar. Me moton “Emrat më të mirë, në ekranin më të madh”, gjatë minutazhit të spotit që reklamon fillimin e sezonit të ri më 4 shtator, ndoshta më shpejt seç e prisnim, shohim që televizonit i bashkohen emra si Marina Vjollca , Arjola Shehu dhe Nevina Shtylla .

Mediat rozë flasin se Marina do të drejtojë një spektakël muzikor të ngjashëm me “Taratata” , një format që Armand Shkullaku ka menduar ta importojë nga televizioni francez  France 2.Ky program do i japë Marinës rolin kryesor në prezantim, por ende nuk është përcaktuar nëse në krahë të bjondes simpatike do të jetë apo jo dikush tjetër.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al