20 Korrik, 2018

“Lumë” kritikash për modelen serbe, poston foton me babanë e vdekur (FOTO)


Kritika të shumta kanë ardhur në drejtim të një modeleje e cila ka postuar në rrjetet sociale një “selfie” me babanë e saj të vdekur.

Ajo është Jelica Ljubiçiç, një këngëtare dhe modele serbe. Në foto ajo duket pranë babait i cili ka ndërruar jetë në një shtrat spitalor.

Siç e vini re, në foto duket modelja dhe babai i saj, ndërkohë që ajo ka shkruar: “Baba, u prehsh në paqe!”.

Fotografia është postuar në “Instagram” dhe “Facebook”, ku fansat e saj e kanë kritikuar duke i thënë se nuk është mirë nga trutë. E pas këtyre reagimeve, ajo o ka fshirë të gjitha llogaritë e saj në rrjetet sociale.

 Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al