2 Nëntor, 2020

“Lulet më të bukura m’i jep ti”- Elvana Gjata publikon fotot e ëmbla me njeriun e saj të shtrenjtë


Elvana Gjata u rikthye në rrjete sociale vetëm pak kohë më parë, pas dy muajsh shkëputjeje.

elvana gjata

Fotot apo videot e publikuara gjithashtu kanë qenë të rralla.

Por, së fundmi, këngëtarja ka publikuar disa foto me njeriun e saj më të shtrenjtë: babain.

elvana gjata (2)

Duket se të dy zgjodhën ta kalonin fundjavën në natyrë, dhe gjatë kohës që shëtisnin nën rrezet e diellit, babai i ka bërë një buqetë me lule të bijës.

elvana gjata (1)

Vajza e babit! Lulet më të bukura m’i jep ti!”- shkroi Elvana krahas fotove.

Elvana po kalon më shumë kohë me familjen e saj, sidomos pas pandemisë.

elvana gjata (1)

Pak ditë më parë, ajo publikoi një foto krah prindërve, teksa i shkruante ndjekësve që të qëndronin pranë familjarëve të tyre në këto kohë të vështira.

elvana gjata (2)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al