30 Mars, 2024

“Lufta” për fansa e zhvendosur edhe në rrjetet sociale! Ja banorët që “mbetën” në vend dhe kush mban “fronin”


“Big Brother” zhvillohet edhe në rrjetet sociale. Javë pas jave, lufta për ndjekës bëhet edhe më fortë, teksa banorët njohin shpeshherë rritje të mëdha në llogaritë e tyre. E si çdo javë, është bërë përmbledhje të shifrave në adresën e 10 personazheve më të ndjekur në lojë, por edhe në rrjetet sociale.

bbv

Ai është një nga banorët më të komentuar të “BBV3”. Bëhet fjalë për Jul Dedën, i cili është rritur sërish me një mijë ndjekës në “Instagram” duke shkuar nga 447 në 448 mijë. Dy shoqet e afërta, Roza Lati dhe Rike Roçi, nuk kanë pasur të njëjtën rritje në numrin e tyre të ndjekësve.

Kurse Roza lati numëron sërish 328 mijë ndjekës, pa pësuar ndryshim nga java e kaluar, ndërsa Rike Roçi ka shtuar 2 mijë ndjekës në “Instagram”. Kalojmë te një çift i “BBV3”, Ilnisa dhe Meritoni. Të dy kanë pasur rritje me ndjekësit e tyre ku përmendim Ilnisën me një rritje prej 4.1 mijë ndjekësish dhe Meritoni me 5 mijë ndjekës më tepër.

Çifti i dytë i “BBV3”, Romeo dhe Heidi, të cilët duken se tashmë janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit pas disa keqkuptimeve, kanë pasur që të dy rritje teksa kjo e fundit është rritur me 6 mijë ndjekës, duke shkuar në 125 mijë, teksa partneri i saj ka shtuar 1K dhe tani numëron 331 mijë.

Ndërkohë, një rritje prej 2 mijë ndjekësish ka pasur Erjola Doçi duke shkuar nga 256 në 258 mijë. Egla Ceno ka qenë në krye të debateve dhe përplasjeve mjaft të forta ditët e fundit, megjithatë, aktorja ka fituar plot 3.2K ndjekës në “Instagram”-in e saj. Sa i përket Julia Ilirjanit, ajo ka fituar 263 ndjekës brenda kësaj jave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al