13 Qershor, 2018

Lindita Theodhori: Këngëtaret e reja duhet të jenë të mira, pastaj të bukura


Këngëtarja Lindita Theodhori u dha një këshillë të gjitha artisteve të reja. Ajo ishte e ftuar në emisionin “Top Show Magazine”, ku tha se “para se gjithash, këtë e them me shumë modesti dhe dashamirësi, artistet e reja duhet të përpiqen që fillimisht të jenë këngëtare të mira, pastaj të bukura”.

Më pas këngëtarja shtoi: “Është shumë mirë kur është këngëtare e mirë dhe e bukur, por kur është vetëm e bukur dhe nuk është këngëtare…”,.

Gjithashtu Lindita premtoi në emision se sa të ketë jetë, do t’u këndojë djemve.

“I kam kënduar atëherë, do t’i këndoj tani dhe derisa të kem jetë djemve. Vajzat pa djemtë nuk kanë kuptim”, u shpreh Lindita Theodhori.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al