23 Dhjetor, 2017

Linda Reit nuk i del inati, shpërthen ndaj Albi Nakos: Gënjeshtar…


Vetëm para pak ditësh, Linda Rei publikoi një foto ku tregonte se fituesit e “Dance with me” do të ishin Trim Jetullahu dhe Xhensila Pere. Pas kësaj disa statuse rresht shënuan një konflikt virtual mes Xhensilës dhe Lindës, me ofendime dhe ironi ndaj njëra-tjetrës. Por Linda nuk e ka lënë me kaq.

Në një foto të koreografit të mirënjohur Albi Nako, ku ai kishte shkruar se është live në “Dance with me”, Linda i komenton :“Live ahahhahaha gënjeshtar”. Koreografi i njohur nuk i ka kthyer ende përgjigje.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al