13 Shkurt, 2018

Lau duart me shampanjë, por këngëtarja “lë nam” te Rudina dhe Roza Lati [FOTO]


Është një ndër këngëtaret më seksi të showbizi-t shqiptar. Ajo është Fjolla Morina, të cilën së fundmi e kemi parë të japë shumë intervista. Morina para pak ditësh dha dy intervista, te Rudina Magjistari dhe te moderatorja Roza Lati.

Por me siguri shumë prej jush u ka shpëtuar një detaj te Fjolla gjatë intervistës së dytë tek Lati. Kur ishte e ftuar te Rudina, këngëtarja shkëlqeu me pamjen e saj, ku madje prezantuesja tha se i “kishte shkuar në studio Kim Kardashian”.

Por si duket Morina ka ‘përtuar’ të ndërrohet edhe të vishet ndryshe tek emisioni i Roza Latit, ku të njëjtën gjë ka bërë edhe bashkëpunëtori i saj stilist.

Vërtet mund të kenë bërë regjistrimin në të njëjtën ditë por kjo nuk e justifikon daljen në dy emisione më të njëjtën veshje, pasi Fjolla njihet për pamjen dhe look-un e saj të veçantë.

Si duket këtë herë do ketë harruar vërtet se para pak ditësh lau edhe duart me shampanje, edhe askush mos mendojë se nuk ka gjendje financiare.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al