26 Tetor, 2020

Larg shkëlqimit të ekranit, Katy Perry fotografohet në publik dy muaj pas lindjes së vajzës


Katy Perry festoi 36 vjetorin e lindjes të dielën. Por në vend të një feste luksoze dhe tortës, ylli i popit festoi duke bërë shëtitje në mëngjes rreth lagjes së saj në Los Angeles.

Këngëtarja dukej larg shkëlqimit të ekranit, e veshur me sportive dhe pa make up.

Katy Perry shoqërohej gjatë shëtitjes nga qeni i saj.

Ylli i Hollywood uroi partneren për ditëlindje në një postim në Instagram, ku publikoi disa foto nga vendet që kanë vizituar së bashku.

“Gëzuar Ditëlindjen dashuria ime,”– shkroi aktori.

Këngëtarja dhe i fejuari i saj, Orlando Boom mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të parë së bashku, vajzën Daisy Love më 27 gusht.

Çifti nisën lidhjen e tyre vitin 2016 dhe u fejuan në  Ditën e Shën Valentinit në 2019.

Ata u detyruan të shtyjnë dasmën e tyre të planifikuar në Japoni për shkak të pandemisë së koronavirusit.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al