17 Korrik, 2018

Landi i “West Side Family”-t feston ditëlindjen, Edi Rama i bën këtë dhuratë… (FOTO)


Këngëtari shumë i dashur për publikun Shqiptar, Landi Hysi feston sot ditëlindjen. Që në orët e para të mëngjesit ai ka marrë urime dhe dhurata të ndryshme nga miqtë dhe të afërmit e tij.

Ka qenë edhe kryeministri Edi Rama ai që i ka bërë dhuratë këngëtarit të grupit “West Side Family”. Këtë e ka bërë të ditur vetë Landi nëpërmjet një postimi në “Instastory”.

“Rrofsh e qofsh Edi Rama”, ka shkruar Landi përmbi videon ku duket një shishe verë, duke shprehur mirënjohjen.

Ndërkohë kujtojmë se Edi Rama së bashku me grupin “West Side Family” më përpara ka  kanë bashkëpunuar për dy projekte muzikore, kënga “Tirona” dhe “Çohu”.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al