28 Tetor, 2020

Kylie Jenner flet për zgjerimin e familjes dhe për personalitetin e vërtetë që fsheh nga të gjithë për shkak të…


Kylie Jenner është një ndër vajzat më të ndjekura në rrjete sociale dhe të qenit në qendër të vëmendjes, bukuroshja e ka përjetuar që në moshën 9-vjeçare nga pjesëmarrja tek “Keeping Up With The Kardashians”.

kylie jenner (11)

Së fundmi, ajo ka folur për një tjetër anë të saj që rrallë e shfaq para kamerave, raporton “Mirror”.

kylie jenner (6)

Ndërsa po xhironte një tutorial për grimin e “Halloween” me James Charles në kanalin e tij në ‘YouTube’, ylli i reality show-t televiziv, pranoi se ndihej “e trishtuar” për shkak se nuk ishte në gjendje të tregonte personalitetin e saj të vërtetë.

kylie jenner (2)

Mendoja se kam treguar personalitetin tim të vërtetë shumë kohë më parë në ‘Vine’ dhe ‘Instagram’. Por ndërsa rritesha, e kuptova …

kylie jenner (9)

Kur njerëzit zakonisht thoshin gjëra për personalitetin tim dhe atë që dua më shumë, kjo më lëndonte më shumë sesa të mos tregoja shumë anë të vërteta të vetes.

Kështu që fillova të tregoj më pak nga vetja, gjë që është e trishtë. Më trishton”- u shpreh ajo.

kylie jenner (3)

James u tregoi fansave të tij se sa e zgjuar dhe gazmore është Kylie, teksa kjo e fundit tha: “Ky është një kompliment më i madh për mua. Por është diçka që është kaq e shenjtë.

kylie jenner (1)

Sidoqoftë, Kylie tha se dëshiron “të bëjë më shumë gjëra” në kanalin e saj në ‘YouTube’, për të treguar më shumë rreth personalitetit të saj.

kylie jenner (7)

Por, kjo nuk ishte tema e vetme për të cilën Kylie foli dje. Ajo foli edhe për dëshirën për të zgjeruar familjen e saj. Siç e dimë, ajo ka një vajzë, Stormi Webster, nga lidhja me Travis Scott.

kylie jenner (4)

Unë dua shumë të zgjeroj familjen. Unë në fakt mendoj për të çdo ditë, por thjesht ende nuk e di kur do vijë momenti. Unë nuk jam duke e planifikuar, nuk kam kohë për momentin,”- u shpreh Kylie.

kylie jenner (5) kylie jenner1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al