9 Mars, 2020

Kylie Jenner dhe Travis Scott rindezin romancën, rikthehen bashkë pas 6 muajsh ndarje


Kylie Jenner dhe Travis Scott janë zyrtarisht bashkë. Pas një pauze në marrëdhënien e tyre në fillim të vjeshtës, miliarderja më e vogël në botë dhe reperi duket se i kanë dhënë një mundësi tjetër njëri-tjetrit.

Ata i dhanë fund lidhjes për 6 muaj, por duket se romanca e tyre është rindezur.

22-vjeçarja dhe Travis janë parë shumë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Ndërsa janë prindër të një vajze 2-vjeçare, Stormi.

Thashethemet për ribashkimin e tyre erdhën në fillim të këtij muaji, pasi Kylie publikoi disa foto të vjetra me reperin në rrjetet e saj sociale.

Ajo konfirmoi ndarjen nga Travis në tetor me anë të një postimi në Twitter ku u shpreh se kishin vendosur të mbanin një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin ndërsa Stormi, ishte përparësia e tyre.

Sipas burimeve koha që qëndruan larg i bëri mirë pasi të dy kishin nevojë për pak hapësirë.

Raportohet se ata u lidhën në prill të vitit 2017 periudhë kur u panë së bashku në Coachella Music Festival.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al