8 Dhjetor, 2017

Ky është telefoni më i shtrenjtë në botë


LG Electronics ka lansuar një numër të kufizuar të telefonave ‘’super premium’’ në Korenë e Jugut.

Bëhet fjalë për 300 njësi të LG Signature Edition, secila prej të cilave do të kushtojë rreth 2 milionë uon korean (1,800 dollarë).

Sa i takon dizajnit pjesa e prapme përdor qeramikë të zirkonit që thuhet se nuk lejon gërvishtjet. Konsumatorët mund të zgjedhin të gdhendin emrat e tyre në pjesën e pasme.

Pajisja vjen me Android 8.0, ka karikues wireless, dhe LG Pay. Ka një ekran OLED 6 inç, një bateri prej 3,300 mAh dhe një kamerë të dyfishtë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al