20 Mars, 2019

“Kur do ta shohim?”, Lindita Halimi sqaron pse nuk tregon imazhin e plotë të vajzës


Lindita Halimi dhe partneri i saj, Davon Edwards, mirëpritën vajzën e pagëzuar me emrin Kaimana më 11 mars. Vetëm një ditë pasi u bë nënë, këngëtarja e njohur shqiptare ndau foto të vogëlushes, por gjithmonë duke ia mbuluar fytyrën.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Lindita Halimi dhe partneri i saj, Davon Edwards, kanë mirëpritur pak ditë më parë vajzën e tyre që e pagëzuan me emrin Kiamana.

Pasi u bë nënë për herë të parë, këngëtarja vendosi që të ndante disa foto të vogëlushes në rrjetet socialem por gjithnjë duke ia mbuluar fytyrën. Dje, ajo publikoi një video në “Instagram”, ku tregoi trupin e vajzës, por jo fytyrën.

Ndjekësit e saj janë bërë kurioz të dinë se pse e mban të fshehur dhe se kur do ta shohin të plotë imazhin e të voglës.

 

View this post on Instagram

 

@kaimanaworld #baby #babyfever? #babies #babiesofinstagram #babygirl #Kaimana

A post shared by ♈️LINDITA♈️ (@linditaworld) on


Komentuesja mes të tjerash e pyet: “Kur do ta kemi fatin që ta shohim edhe fytyrën e vockël të saj?”. Këngëtarja e priti mjaft mirë komentin e fanses dhe iu përgjigj se shumë shpejt do të mund të shohim se kujt i ngjan vogëlushja.

“Së shpejti do të publikoj dhe fytyrën e saj engjëllore! Për momentin është shumë e vockël, vetëm 8 ditëshe! Sapo të mbush dhe pak ditë do t’ua prezantoj”, shkroi Halimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al