6 Qershor, 2023

“Kuptuan se nuk ishin për njëri-tjetrin”/ Një muaj pasi konfirmoi romancën, Taylor Swift i jep fund lidhjes me këngëtarin e njohur


Këngëtarja e njohur Taylor Swift dhe Matty Healy janë ndarë pas një romance që zgjati vetëm një muaj, sipas TMZ.

Lajmin e ka bërë të ditur një burim i afërt me dyshen, i cili tha se këngëtarja e hitit “All Too Well” është sërish “single”, por nuk dihet ende arsyeja e ndarjes së tyre.

“Taylor dhe Matty u ndanë. Ata të dy janë shumë të zënë dhe e kuptuan se nuk janë vërtet për njëri-tjetrin, “- tha burimi.

Artistja dhe ish-partneri i saj, një muaj më parë u panë së bashku në rrugët e New York-ut, ndërsa janë fotografuar edhe jashtë studios muzikore ‘Electric Lady’ .

Sipas burimeve për Page Six , thuhet se ish-çifti u parë panë duke u puthur në Casa Cipriani, ndërsa ishin në një takim së bashku me Jack Antonoff dhe Margaret Qualley.

Kujtojmë që romanca e Swift me Matty nuk u prit mirë nga publiku, pasi ky i fundit kishte bërë disa deklarata raciste për reperin e njohur Kanye West dhe Ice Spice.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al