19 Qershor, 2018

“Ku vajti”, kënga më e re e Elvanës që po i çmend të gjithë (VIDEO)


Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar Elvana Gjata nuk di të ndalet! Kanë kaluar vetëm dy muaj nga publikimi i “Off guard”, dhe ajo tashmë  vjen me një tjetër projekt.

Një ditë më parë Elvana publikoi “Ku vajti”, një këngë e shumëpritur të cilën kishte disa ditë që e paralajmëronte.

Vetëm pak minuta pas publikimit kjo këngë ritmike ka thyer rekord shikueshmërie në kanalin e “Youtube”.

Në videoklip Elvana shfaqet e veshur shumë moderne me një body të zi, pelerinë dhe xhaketë, bardhë e zi, me një kërcim futuristik shoqëruar nga një grup balerinësh.

Panorama Plus

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al