21 Qershor, 2018

Kristiana Skura, 22-vjeçarja e rritur në ishullin grek që pranoi propozimin e Kastros


22-vjeçarja që fitoi “Miss Shqipëria 2016”, ishte vajza shtatlartë dhe plot elegancë, që edhe pse e lindur dhe rritur jashtë kufijve, arriti të rrëmbente kurorën e vitit në një spektakël shqiptar. Ajo është rritur në ishullin Rodos plot turistë, bie në sy për tiparet e brunes mesdhetare, buzëqeshjen e plotë, gjatësinë 1.78 m dhe peshon 57 kilogramë.

Ajo u bë poseduesja e kurorës së “Miss Shqipëria 2016” në spektaklin e organizuar para dy vitesh në kalanë e Lezhës. Në këtë garë, ajo mbante numrin 26 dhe sa i takon familjes, është vajza e vetme me një vëlla. Hobet e saj janë dy: njëri që i shërben dukjes dhe tjetri brendisë e që janë palestra dhe librat.

Vajza që ndjek studimet e larta për Biokimi në Greqi, është shprehur në intervistat e saj të para pas fitores se është gati ta lërë Greqinë nëse i bëhet ndonjë ofertë e mirë pune nga televizionet në Tiranë. Ajo fitoi këtë kurorë në Shqipëri pas garës në “Miss Kreta”, ku u zgjodh shoqëruesja e parë e Miss-it.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al