4 Prill, 2023

Kriset miqësia mes Efit dhe Luizit: Jam e zhgënjyer! E di që ai do Kiarën në finale, por…


Efi Dhedhes është shprehur tepër e zhgënjyer me Luiz Ejllin, të cilin ajo e konsideronte më parë mik në shtëpinë e Big Brother VIP.

luiz kiara efi

Pas rihyrjes, duket se raportet e tyre nuk janë si më parë. Efi ka deklaruar sot se “nuk e kupton pse Luizi nuk do që ata të jenë miq”.

Efi u shpreh se nuk e kupton qëllimin e Luizit, për ta mbajtur atë larg.

efi luiz

“Është e tmerrshme. Unë nuk u çudita nga asgjë që pashë. Ndihem shumë e zhgënjyer nga miqtë që kam pasur. Kam folur me Luizin e di që do Kiarën në finale, por nuk e kuptoj pse nuk do të jemi miq.

E kam diskutuar dhe me banorë të tjerë, nuk e kuptoj qëllimin e Luizit që të më mbajë larg. Mund të më pyeste, ndihem e zhgënjyer sepse jam e njëjta. Nuk çuditem nga asnjë, zhgënjimi im është Luizi.

Kam dyshim që Luizi ka folur me Kiarën. Ata që kam konsideruar miq, tani nuk janë më. Me aq sa njoh Luizin, mendoj se ka folur me Kiarën dhe mban këtë qëndrim me mua, diçka ka këtu”, tha Efi.

efi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al