9 Mars, 2020

Konfirmimi i dy rasteve të para me koronavirus/ Do mbahet apo jo koncerti i Malumas në Shqipëri?


Pas konfirmimit të dy rasteve me koronavirus në Shqipëri, qeveria shqiptare mori vendimin për mbylljen e institucioneve shtetërore dhe anulimin e fluturimeve në veri të Italisë deri më 3 prill.

Gjithashtu u kërkua që njerëzit të kujdesen për higjienën personale dhe të shmangin qëndrimet në zona të mbushura me shumë njerëz.

Menjëherë pas këtij njoftimi në disa prej portaleve u dha lajmi se është anuluar koncerti i Malumas në Shqipëri.

Por organizatorët e koncertit shprehen se lajmi nuk është i vërtetë dhe se çdo gjë do të bëhet e ditur së shpejti.

“Lajmërim! Ju lutem prisni një njoftim zyrtar nga organizatorët e koncertit. Janë publikuar nga portalet që koncerti është anuluar dhe s’është e vërtetë. Ç’do gjë do të bëhet e ditur së shpejti,”- shkruhet në njoftim nga një prej organizatorëve.

Koncerti është planifikuar të mbahet më 14 mars në Sheshin Nënë Tereza.

Një prej këngëtareve shqiptare që pritet të performojë në koncertin e Malumas është Kida.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al