19 Mars, 2018

Kompania “Apple” me ekran të vetin “MicroLED”


Kompania “Apple” është duke krijuar ekranin e vetë “MicroLED” për pajisjet. “Boolmberg” ka raportuar se ka bërë një numër të vogël ekranesh për testim.

Kjo është një lëvizje që mund të dëmtoje furnizuesit aziatikë të ekraneve, për gjigantin amerikan të teknologjisë për një periudhë afatgjatë.

“MicroLED” është një ekran i teknologjisë së re që ka marrë vëmendjen e një sërë firmash. Ekranet duke përdorur MicroLED janë më të hollë, më të shndritshëm dhe përdorin më pak energji, gjithashtu janë më të qëndrueshëm se ekranet OLED, që po përdoren gjithnjë e më shumë.

Megjithatë kjo teknologji e re është ende e paprovuar dhe e vështirë për tu përdorur thonë analistët, shkruan TCH.

“Nuk është e qartë nëse “MicroLED” do të jetë më e mirë se ekranet OLED që përdor “Apple” për smartwatch. në këtë pikë mendoj se “Apple” do të tregojë më shumë se sa shohim dhe çfarë mund të bëjmë, se sa një alternativë realiste”, thotë analisti i Dongbu Securities, S.R Kwon.

“Apple” është duke krijuar ekranet “MicroLED” në një plan sekret në Kaliforni, që mbikëqyret nga Lynn Youngs, i cili është përgjegjës për teknologjinë e ekraneve të “iPhone” dhe “Apple Watch”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al