4 Shtator, 2021

Kleoniki Delijorgji nuk i lë vend imagjinatës, pozon totalisht nudo në mes të shkretëtirës


Modelja dhe këngëtarja Kleoniki Delijorgji nuk i ka lënë aspak vend imagjinatës me pozat e postimet e fundit në llogarinë e saj në Instagram. Artistja ka realizuar një set fotografik në Shkretëtirën e Saharasë.

kleoniki delijorgji (9)

25-vjeçarja ka pozuar totalisht nudo, e shtrirë në rërë, teksa mundohet që pjesët intime t’i mbulojë me anë të duarve dhe pozicioneve të ndryshme të këmbëve. Barku i sheshtë dhe i tonifikuar bie menjëherë në sy, ndërsa flokët, modelja zgjodhi që t’i mbajë të lëshuara dhe të mos bënte grim.

kleoniki delijorgji (5)

Duke zhveshur frikërat e mia, më lini lakuriq”, shkroi Kleoniki krahas imazheve.

Këngëtarja mori pëlqime e komente të shumta nga miqtë dhe fansat në Instagram, ku mundohet të jetë aktive çdo ditë.

kleoniki delijorgji (6)

Kleoniki i habiti të gjithë në fillim të këtij viti kur zbuloi se i ka dedikuar një këngë të dashurës së ish të dashurit të saj.

Dashuria e vërtetë është diçka shumë e rrallë dhe jo të gjithë njerëzit e njohin atë lloj dashurie.

Shumica e njerëzve mendojnë që dashuria është që të ndjesh për një person, por jo dashuria e vërtetë pa kushte është që nuk të intereson nëse personi është me ty apo jo, por rëndësi ka që ai personi të jetë mirë.

kleoniki delijorgji (7)

Kjo është një dashuri që unë e kam ndjerë dhe jam shumë mirënjohëse. Jam shumë e lumtur tani për atë dhe të dashurën e tij.

Kënga ime tjetër në fakt quhet ‘Goddess like me’ domethënë ‘Perëndeshë si unë’ dhe e kam shkruar për të dashurën e atij,”- tha Kleoniki gjatë një interviste.

kleoniki delijorgji (8)

kleoniki delijorgji (4) kleoniki delijorgji (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al