8 Shtator, 2017

Kjo vogëlushe u braktis nga babai që 2-muajshe, ama sot bota i përulet talentit të saj


Ajo mbeti pa baba vetëm sapo ishte një foshnje dy muajshe. U lind në vitin 1988, ndërsa nëna e saj atëherë ishte vetëm 18 vjeçe. Dy muaj pasi u lind Adele, babai i saj i mblodhi gjërat dhe i braktisi, ndërsa ajo për shkak të zhvendosjeve të shumta nëpër gjithë Britaninë e Madhe, gjatë rinisë ndërroi rreth dhjetë shkolla të ndryshme.

Kurrë nuk ka pasur ambicie për famë. Një mik e kishte publikuar një këngë të saj në rrjetet sociale dhe shumë shpejtë e kontaktuan producentë. Ishte viti 2006 kur e nënshkroi kontratën me një shtëpi diskografike dhe e publikoi albumin e parë “19” i cili u shit në 10 milionë ekzemplarë.

Pastaj u dashurua në një mashkull 10 vjet më të vjetër, dhe kur u ndanë, ajo e shkroi këngën “Someone like you” e cila u bë hit shumë i madh dhe atë e shndërroi në njërën nga këngëtaret më të famshme botërore. Sot ajo numëron tri albume, 15 Grammy të fituara dhe qindra shpërblime tjera. Përveç kësaj, ajo mban madje 11 rekorde në “Librin e rekordeve të Guinness’it”. /gazetametro.net.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al