14 Shtator, 2017

Kjo është risia e fundit që WhatsApp po përpiqet të sjellë


 

Duke ndjekur hapat e aplikacioneve të tjera të ngjashme si Viber, WeChat dhe Telegram, edhe WhatsApp është pranë ekzekutimit të komandës së fshirjes së mesazheve pa i arritur marrësit. Kompania ka filluar të testojë opsionin e ri në Android dhe iOS, siç informojnë burime të brendshëm.

 

Një server i tërë i është dedikuar operacionit dhe po punohet me fshirjen e suksesshme të mesazheve të dërguara. Përdoruesit normalë nuk mund ta përdorin ende opsionin, por nëse gjithçka shkon mirë, së shpejti të gjithë do ta kenë në aktivizuar në aplikacionet e tyre.

 

 

Nëse një përdorues i dërgon dikujt një mesazh pa dashje ose pendohet për atë që dërgoi, do të ketë mundësinë ta ridërgojë, ose ta fshijë pa e parë marrësi. Përveçse në bisedë, do të fshihet edhe në panelin e njoftimeve.

E vetmja e keqe është se marrësi do të informohet për mesazhin e fshirë.  Sigurisht që do të na duhet të presim kohë deri sa opsioni të jetë i aksesueshëm për të gjithë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al