28 Qershor, 2022

Kishte shkuar për të notuar por u mbyt në lumë, ndërron jetë në moshën 61-vjeçare aktorja e njohur


Aktorja Mary Mara, e cila ka luajtur në seriale të njohura si “Law & Order”, “Ray Donovan” dhe “NYPD Blue”, ka ndërruar jetë këtë të dielë në moshën 61 vjeçare.

Sipas raportit policor të siguruar nga “The New York Post”, trupi i aktores u gjet në orët e para të mëngjesit nga në qytetin Cape Vincent ku ajo jetonte. Pasi arritën në vendngjarje, policia gjeti trupin e saj në ujë, pa shenja dhune.

“Trupi i Mary u gjet këtë mëngjes në lumin e saj të dashur St. Lawrence. Ajo u mbyt duke notuar”, tha përfaqësuesi i saj për Fox News Digital.

Megjithatë, raportohet se do të kryhet edhe autopsia në Zyrën e Ekzaminuesit Mjekësor të Qarkut Jefferson për të përcaktuar një shkak zyrtar të vdekjes.

Thuhet se Mara po qëndronte në shtëpinë verore të motrës së saj, përballë së cilës ndodhet lumi St. Lawrence, ku ajo vendosi të shkonte për të notuar.

Ajo ka lënë pas ish-burrin dhe njerkën e saj, tha menaxheri.

“Mary ishte një nga aktoret më të mira që kam takuar ndonjëherë,” shtoi ai. “Më kujtohet ende që e pashë në skenë në vitin 1992 në “Mad Forest” jashtë Broadway. Ajo ishte e buzqëeshur, energjike dhe një njeri i vërtetë. Të gjithë e donin atë. Ajo do të na mungojë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al