24 Gusht, 2021

“Kishte bërë seks me 60 burra”/ 25-vjeçari tregon se si e shpëtoi familjen pas deklaratave tronditëse të partneres së tij


Një 25-vjeçar ka rrëfyer për “Dear Deidre” se e dashura e tij, me të cilën ka edhe një djalë 2-vjeçar, ka pasur marrëdhënie me më shumë se 60 burra. Ndonëse ndihej tmerrësisht keq dhe shumë i dëshpëruar, ai tregon se si veproi që të fitonte sërish besimin e partneres së tij, për të shpëtuar familjen që kishin ndërtuar bashkë, shkruan “The Sun”.

tradhti, marredhenie

Ja rrëfimi i plotë:

Po ju shkruaj sepse e kam të vështirë të merrem me të kaluarën e partneres sime. Unë jam 25 vjeç dhe e dashura ime, e cila është 26 vjeç, më tha se kishte bërë seks me 60 burra ose më shumë.

Më parë më kishte thënë se ka pasur vetëm gjashtë. Isha i zemëruar dhe nëse do të isha në dijeni për përvojat e saj seksuale që në fillim, do të isha larguar.

Në kohën kur ju shkrova, isha shumë i dashuruar me të. Ne kemi një djalë dy vjeçar së bashku. Por u ndjeva i tradhtuar dhe shumë i dëshpëruar për situatën.

Gjatë disa javëve vura re se e dashura ishte shumë e përkushtuar ndaj meje, nuk ishte më e interesuar për djemtë e tjerë. E kuptova se do të tregohesha budalla po të shkatërroja një familje të dashur për shkak të dyshimeve të mia mbi të kaluarën e saj.

Fola me një terapist marrëdhëniesh që më ndihmoi shumë se si të menaxhoja mendimet dhe ndjenjat gjatë kësaj periudhe. Kjo me të vërtetë më ndihmoi.

E kuptova që i kisha mbajtur të gjitha brenda vetes, gjë që më shkaktoi ankth.

“Dear Deidre” thotë:

Keni vepruar shumë mirë që jeni konsultuar me një specialist për të kapërcyer gjendjen e vështirë dhe për t’i dhënë fund dyshimeve tuaja për të kaluarën e të dashurës.

Ju keni punuar shumë me ndjenjat negative, ashtu sikurse edhe për të shpëtuar marrëdhënien që keni bashkë, apo edhe për të mirën e djalit tuaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al