2 Shtator, 2021

Kishin dy fëmijë, por Kanye West sërish e tradhtoi Kim Kardashian gjatë martesës! Detaje të reja dalin në dritë për marrëdhënien e ish-çiftit


Kanye West thuhet se e ka tradhtuar Kim Kardashian pasi ajo solli në jetë dy fëmijët e parë. Burime të shumta kanë zbuluar detaje të reja nga marrëdhënia e tyre, duke gjetur kuptimin e fshehur pas teksteve të këngëve në albumin “Donda”,  që u publikua me shumë bujë dhe polemika, shkruan “Page Six”.

kim kardashian (4)

Kënga është në një farë mënyre dëshmia e tij për çdo gabim që ka bërë dhe për marrjen e përgjegjësisë për shkatërrimin e martesës së tyre,”- tha një burim i brendshëm.

Në këngën që West këndon thuhet: “Ja ku sillem si i pasur / Këtu shkoj me një vajzë të re / Dhe e di cila është e vërteta / Ende tradhtoj pas dy fëmijëve”.

kim-kardashian-kanye-west19

Burimi konfirmoi se “vajza e re” nuk është Irina Shayk, me të cilën Kanye u përfol për një romancë pak kohë më parë.

Nëse e dëgjoni me kujdes tekstin e këngës, ai i referohet tradhtisë së tij gjatë martesës me Kim, edhe pas dy fëmijëve,“- vazhdoi burimi i brendshëm.

kim kardashian (7)

Kënga gjithashtu aludon se West, 44 vjeç, nuk shkon kurrë në shtëpi në rezidencën e tyre miliona dollarëshe dhe se lufton me abuzimin me alkoolin.

Pavarësisht tradhtisë, Kim nuk hoqi dorë nga martesa e për më tepër solli në jetë edhe dy fëmijë të tjerë para se t’i jepte fund.

kim kardashian (6)

Pavarësisht divorcit, Kim e ka mbështetur publikisht Kanye-n në profesionin e tij, siç bëri së fundmi edhe gjatë promovimit të albumit “Donda”.

kim kardashian (5) kim kardashian (3) kim kardashian (2) kim kardashian (1) kim kardashian (6)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al