7 Maj, 2020

“Kisha temperaturë dhe vështirësi në frymëmarrje”- Agron Llakaj dyshon se u prek nga koronavirusi në janar: Grip i paparë, se kam kaluar ndonjëherë në jetën time


Aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj dyshon se mund të ketë kaluar koornavirusin në muajin janar.

Ai është shprehur se iu rikthyer dy herë gripi brenda një muaji dhe kishte temperaturë të lartë e kollë.

Gjithashtu shtoi se një grip të tillë nuk e kishte kaluar ndonjëherë në jetën e tij.

“Prej datees 3 Janar deri  në daten  23 unë kam kaluar një grip të paparë të rëndë, të rikthyer dy herë me temperaturë me frymëmarrje, ndoshta e kam kaluar koronavirusin se unë grip të tillë s’kam kaluar në jetën time. Shkova bëra skopi kisha problem, fillova antibiotikë dhe nuk e di nëse e kam kaluar apo jo. Unë luftoj gjithmonë të jem mirë, automatin e ka në dorë Zoti,”– tha aktori i ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites”.

Ndërsa rrëfeu si po e kalon karantinën: “Nga vetë natyra jam njeri që i zbatoj dhe jam rigoroz, nuk abuzoj kollaj. Por marrëdhënia ime me punën më ka bërë që mos kem të njëjtin përjetim dhe ndjesinë që kanë pasur pjestarët e tjerë të familjes. Ime shoqe dhe mbesa ime pothuajse nuk e kanë parë dritën e diellit prej kohësh. Bashkëshortja ime ka shfytëzuar këto pazaret, daljet një orëshe ndërsa unë momentin e ardhjes në punë. Kam përjashtuar makinën, shumë pak kam lëvizur me makinë, dy herë në dy muaj. Kam ecur, më është kthyer në kosto të mirë për shëndetin tim. Kam humbur kile.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al