22 Maj, 2018

Këtë video nuk duhet ta humbisni! Majk braktis repin dhe i futet muzikës popullore…


Ai është një nga reperët më të pëlqyer të momentit në Shqipëri. Bëhet fjalë për Majk, i cili herë pas here publikon këngë të ndryshme, të cilat menjëherë kthehen në hite dhe numërojnë me miliona klikime në “Youtube”.

Madje shpesh herë nga stili i tij i të kënduarit ai është krahasuar dhe me këngëtarin francez Maitre Gims.

Por nga postimi i fundit që ka bërë në rrjetet sociale, duke se Majk ka vendosur që për pak të largohet nga repi dhe ti përkushtohet këngës popullore shqiptare.

Ai dhe këngëtari i njohu Ylli Limani kanë lajmëruar se shumë shpejt do të bëjnë një bashkëpunim ku do  të risjellin një këngë të vjetër shqiptare.

Ndrkohë në një video të publikuar në profilin e tyre ata shihen duke kënduar këngën e njohur ‘Dy manushaqe’, dhe siç shihet dhe nga pamjet, zërat e tyre kombinojnë aq mirë sa me siguri bashkëpunimi i tyre do të jetë një sukses.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al