4 Prill, 2018

Kështu e donte fati! Vëllezërit binjakë bëhen baballarë në të njëjtën ditë (FOTO)


Ata e kanë kaluar gjithë jetën bashkë, e ndoshta të njëjtin fat do të kenë edhe fëmijët e tyre. Kjo është historia e dy vëllezërve binjakë, Justin dhe Joshua Thorington, të cilët u bënë baba saktësisht në njëjtën ditë.

Mediat amerikane shkruajnë se më 27 mars 2018, në orën 4:18 Josh dhe gruaja e tij Denise u bën me djalë që i vunë emrin Jack.

E në të njëjtin spital në Michigan një orë më vonë shkon dhe Justin me gruan e tij Alex, e cila lindi vajzën e tyre Lucy në 11:43 të së njëjtës ditë.

Josh së bashku me Denise janë habitur se si Justin dhe Alex nuk kishin shkuar për të parë të voglin e tyre, pasi i telefonuan dhe iu thanë se ka ardhur në jetë Jack.

“Mendova se ishte e çuditshme që ata nuk po vinin. Por më pas Josh tha “Hej, do vimë tu shohim, por duhet ta dish, Alex po lind. Je i vetmi që e di kështu që mos i trego kujt”. Mendova se donin të na merrnin ekskluzivitetin, por nuk na interesonte”, thotë Josh.

Pavarësisht se prisnin që fëmijët e tyre të lindin me dy javë diferencë, familjet e reja u surprizuan që dy kushërinjtë kanë të njëjtën ditëlindje.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al