28 Shtator, 2019

Këngëtarja shqiptare shpreh dëshirën të kalojë një natë me Robert Berishën: Nora më fal…


Në fund të muajit gusht, Robert Berisha ndau me ndjekësit e tij një foto ku shfaqej së bashku me bashkëshorten, Nora Istrefi dhe të bijën, Renee.

Nëpërmjet asaj fotografie, këngëtari zbuloi se ai dhe Nora i kishin dhënë fund martesës disavjeçare.

Pas ndarjes, duket se Roberti është vënë në shënjestër të femrave. Këngëtarja Jeta Faqolli ishte e ftuar në emisionin “Mirage”, ku i thanë të zgjidhte se me kë dëshironte të kalonte një natë mes Lorik Canës dhe Robert Berishës.

“Ah, po tani, Nora le të më fali sepse Roberti është beqar dhe atë po zgjedh”, është shprehur Faqolli duke qeshur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al