15 Mars, 2019

Këngëtarja shqiptare provon të këndojë me grupin e famshëm amerikan: Dështova tmerrësisht (VIDEO)


Këngëtarja e famshme shqiptare, Bebe Rexha, ka takuar një ditë më parë grupin e saj të preferuar nga adoleshenca “Backstreet Boys” gjatë një eventi në Los Angeles.

Bebe ka realizuar një video me to, madje ka tentuar që edhe të performojë me grupin e famshëm. Ajo ka publikuar një video në profilin e saj në “Instagram”, ku shfaqet se bashku me 5 djemtë, të cilët krijuan grupin më të dashur të viteve ’90.

“Sinqerisht djemtë më të mirë ndonjëherë. Vetëm sikur Bebja e re ta dinte që kjo do të ndodhte një ditë. Dështova tmerrësisht”, shkruan këngëtarja e famshme në postimin e “Instagram”-it.


NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al