20 Korrik, 2019

Këngëtarja shqiptare bëhet nënë për herë të parë, zbulohet gjinia dhe emri i bebit


Këngëtarja e njohur, Rona Nishliu, është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjellë në jetë një vajzë, të cilës i ka vënë emrin Noa.

“Prive.al” shkruan se Rona dhe Noa gëzojnë shëndet të plotë ndërsa detajet e tjera priten të bëhen publike së shpejti.

Kujtojmë se këngëtarja i dha fund beqarisë në shtator të vitit të kaluar me Florin, një djalë nga Tirana me të cilin kishte 5 vite lidhje.

Ndërkohë vetëm pak muaj më parë, Nishliu zbuloi se ishte në pritje të ëmbël dhe se do të bëhej nënë për herë të parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al