21 Korrik, 2018

Këngëtarja me famë botërore i kërkon publikisht Dua Lipës për një bashkëpunim


Këngëtarja me famë botërore Jessie J. nuk e ka fshehur asnjëherë simpatinë që ka për këngëtaren me origjinë shqiptare Dua Lipa.

Në llogarinë e saj në “Instagram”, këngëtarja britanike ka publikuar një foto ku shfaqej me të njëjtën veshje si ajo e Dua-s.

“Kështu, të betohem që e kisha ndërmend t’i vishja këto rroba dy javë më parë. Por ja që ndodhi, ti i veshe e para. Dhe po, ti dukesh më mirë në to. Por, isha unë e para që e kisha këtë stil flokët, të paktën këtë e bëra. Je e paparë zonjushë”, shkruan Jessie J bashkëngjitur me foton.

Por këngëtarja nuk e ka lënë me kaq postimin. Ajo i kërkon Dua Lipës që të bashkëpunojnë një këngë së bashku.

“Jam shumë krenare për ty! Prezanton Britaninë! Por.. Unë mendoj se ky “xing” në veshje ndodhi për një arsye. Ke dëshirë të bësh një duet me mua dhe të veshim të njëjtën veshje në videolip?” – shkruhej më tej krahas fotos së postuar.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al