25 Shtator, 2020

Këngëtarja e famshme do bëhet nënë për herë të parë, publikon fotot e ëmbla me barkun e rrumbullakosur dhe tregon gjininë e bebit


Mandy Moore do të bëhet nënë. Këngëtarja dhe aktorja e njohur është në pritje të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin Taylor Goldsmith.

36-vjeçarja bëri të ditur lajmin në një postim në Instagram, ku zbuloi se së shpejti do sjellë në jetë një djalë.

Çifti postuan një galeri fotosh të ëmbla bardh e zi ku tregonin barkun e rrumbullakosur të Moore.

“Djali Goldsmith  vjen në fillim të vitit 2021 ?”- shkroi këngëtarja, krahas imazheve.

Muzikanti i propozoi për martesë Moore në shtator 2017.

Rreth një vit pas fejesës, ata u martuan në një ceremoni intime në oborrin e shtëpisë në nëntor 2018.

Dasmat private u zhvillua në oborrin e shtëpisë së çiftit në Los Angeles në perëndim të diellit teksa të ftuar ishin familjarë dhe miq të ngushtë.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al