12 Tetor, 2017

Këngëtari shqiptar jep dorëheqjen nga Universiteti i Arteve: Këtë institucion e keni shkër***


Një status shumë ndryshe nga natyra e postimeve të tij, është shfaqur sot në faqen e muzikantit të njohur shqiptar. Bëhet fjalë për Alban Nimanin, i njohur si vokalisti i ‘Asgjë sikur Dielli’, i cili është grafik dizajner me profesion dhe deri para se të dorëhiqej ishte drejtuesi këtij departamenti në universitet. Ai është sulmuar publikisht nga një pedagog i Universitetit të Prishtinës, ish-koleg i tij tashmë dhe këngëtari ka dhënë menjëherë dorëheqjen e parevokueshme nga ky institucion.

Statusi i plotë:

“Te dashur miq. Dua te ju informoj se sot, ne zyren e prodekanit te Fakultetit te Arteve, jam sulmuar fizikisht nga nje profesor me marredhenie te rregullt pune qe quhet prof. asoc. Mehmet Behluli. Fale zotit qe jam megjithate person gjakftohte.

Ky eshte niveli me i ulet ne te cilin mund te bie nje institucion publik i edukimit, e aq me teper nje Fakultet i Arteve.

Ky institucion ka rene nen cdo nivel etik, prandaj kjo leter eshte doreheqja ime e parevokueshme nga Universiteti i Prishtines – Fakulteti i Arteve.

Mendoj se Universiteti publik i Prishtines “Hasan Prishtina” eshte pjese shume e rendesishme e ekosistemit shteteror te Kosoves dhe me dhimbje te madhe mendoj se kete ekosistem e kemi c’kerdhy, prandaj shpresoj se profesoret do t’i harrojne interesat personale dhe te mendojne dhe punojne per femijet dhe te ardhmen e ketij vendi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al