9 Korrik, 2022

Këngëtari ndahet nga e fejuara disa muaj pasi balerina i tha “Po” propozimit për martesë?


Këngëtari Art Abazi dhe partnerja e tij, Rrezja dyshohet se janë ndarë. Balerima i tha “po” propozimit për martesë të artistit në muajin shkurt. Por çifti kanë fshirë të gjitha fotot dhe postimet e përbashkëta në rrjetet sociale, madje kanë hequr edhe njëri-tjetrin nga Instagram.

art-abazi7

I kontaktuar nga Prive, ai ka hedhur poshtë pretendimet duke mohuar se është ndarë nga e fejuara e tij.

“Jo s’ka asgjë speciale, thjesht ka të bëjë me menaxhimin e Instagram”, u përgjigj ai. Art Abazi i propozoi për martesës balerinës nga Tiranë në muajin shkurt në Itali, pas disa vitesh lidhje.

art-abazi5

Çifti publikonin shpesh fotot në rrjetet sociale, ku i shprehnin dashurinë njëri-tjetrit. Ata udhëtonin shumë së bashku dhe momentet i ndanin me ndjekësit.

Madje balerina ka qenë edhe pjesë e videoklipit “Enigmë” të këngëtarit dhe MC Kreshës.

art-abazi4

“Vajza në klip është e dashura ime, të cilën po e dua akoma më shumë, sepse klipi nuk do të ishte i njëjti pa sharmin dhe elegancën e saj”, tha Art Abazi në atë kohë në një intervistë për Panorama Plus.

art abazi7

art abaziart abazi2art abazi4art abazi3art-abazi

art-abazi44art abazi3art abazi2art abazi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al