4 Qershor, 2018

Këngëtari i njohur shqiptar bëhet baba për herë të parë (Foto)


Një lajm jashtëzakonisht të bukur ka bërë të ditur këngëtari i njohur shqiptar për të gjithë fansat e tij. Nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social “Instagram”, ai ka treguar se është bërë baba i një djali.

Bëhet fjalë për Altin Sulkun, i cili ka ndarë këtë lajm të ëmbël nëpërmjet një fotoje shumë të bukur dhe me një citim të ndjerë.

Këngëtari ka provuar për herë të parë ndjenjën e të bërit baba dhe sigurisht ka ndarë për ndjekësit e tij edhe emrin e vogëlushit, të cilin prindërit kanë vendosur ta quajnë Roal.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al